Aksident trafiku në rajonin e Kaçanikut, vetura bie poshtë rrugës kryesore
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:20 në semaforin e parë në drejtim të Hani i Elezit, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, në një prononcim për lajmi.net. Ai ka bërë të ditur se një veturë ka dalë jashtë rrugës kryesore dhe ka rënë poshtë saj, duke lënë…
Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:20 në semaforin e parë në drejtim të Hani i Elezit, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, në një prononcim për lajmi.net.
Ai ka bërë të ditur se një veturë ka dalë jashtë rrugës kryesore dhe ka rënë poshtë saj, duke lënë një person të lënduar, i cili është dërguar menjëherë në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
“Rruga është e mbyllur përkohësisht në të dy korsitë, ndërsa në vendngjarje ndodhen ekipet relevante, përfshirë Policinë, zjarrfikësit dhe emergjencën mjekësore, të cilët po ndërmarrin veprimet e nevojshme,” ka thënë Veseli për lajmi.net.