Prishtina radhitet si kryeqyteti më i lirë në Evropë

Prishtina renditet si kryeqyteti më i lirë në Evropë sa i përket kostos së jetesës, qirave, çmimeve të ushqimeve dhe në restorante. Megjithatë, edhe fuqia blerëse është ndër më të ulëtat, duke lënë prapa vetëm Athinën, Shkupin, Beogradin, Lisbonën, Kievin, Kishinjevin dhe Tiranën. Shifrat tregojnë koston e jetesës në qytete të ndryshme, krahasuar me Nju…

Lajme

03/02/2026 11:33

Prishtina renditet si kryeqyteti më i lirë në Evropë sa i përket kostos së jetesës, qirave, çmimeve të ushqimeve dhe në restorante.

Megjithatë, edhe fuqia blerëse është ndër më të ulëtat, duke lënë prapa vetëm Athinën, Shkupin, Beogradin, Lisbonën, Kievin, Kishinjevin dhe Tiranën.

Shifrat tregojnë koston e jetesës në qytete të ndryshme, krahasuar me Nju Jorkun. Kur një indeks ka vlerën 80, ai qytet është më i lirë se Nju Jorku për 20 për qind.

Nëse indeksi ka vlerën 120, qyteti është më i shtrenjtë se Nju Jorku për 20 për qind.

Prishtina është qytet dukshëm më i lirë se Nju Jorku.

Por, fuqia blerëse mesatare e qytetarëve është e ulët, duke i lejuar të blejnë rreth 35 për qind më pak mallra e shërbime se që mund të blejnë banorët e Nju Jorkut, raporton Radio Evropa e Lirë.