Janina Ymeri kritikon importin e energjisë elektrike nga Serbia: Proceset se kinse Kurti po e mbron Kosovën nga Serbia i rikujtoni vet

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka denoncuar importin e energjisë elektrike nga Serbia. Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, gjatë vitit 2025 vendi ka shpenzuar 3,234,127.98 euro për blerjen e energjisë, që mesatarisht i bie rreth 8,860 euro në ditë, raporton lajmi.net Në një postim në Facebook, Ymeri kritikoi qeverinë e…

Lajme

03/02/2026 10:30

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka denoncuar importin e energjisë elektrike nga Serbia.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, gjatë vitit 2025 vendi ka shpenzuar 3,234,127.98 euro për blerjen e energjisë, që mesatarisht i bie rreth 8,860 euro në ditë, raporton lajmi.net

Në një postim në Facebook, Ymeri kritikoi qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, duke shkruar:

“Tash këta filmat me konferenca e zvarritje të proceseve se kinse Kurti po e mbron Kosovën nga Serbia i rikujtoni vet”, duke nënvizuar kontrastin mes retorikës patriotike dhe varësisë ekonomike ndaj fqinjit lindor.

Sipas saj, Kosova vazhdon t’i paguajë Serbisë për rrymë, ndërsa proceset politike zvarriten dhe shpesh justifikohen me retorikë nacionaliste.

Postimi i saj i plotë: