“Ka filluar intervistimi i të dyshuarve” – Prokuroria në Gjilan nis hetimin për manipulim me vota në Zgjedhjet e 28 dhjetorit
Komuna e Gjilanit ka nisur hetimet lidhur me dyshimet për keqpërdorime të votave në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor. Kryeprokurori i Gjilanit, Arben Kadriu, ka konfirmuar për Lajmi.net se tashmë ka filluar intervistimi i të dyshuarve për manipulim me vota në regjionin e Gjilanit. “Jemi në procesi të intervistimit, nuk mund të ndajmë detaje…
Lajme
Komuna e Gjilanit ka nisur hetimet lidhur me dyshimet për keqpërdorime të votave në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor.
Kryeprokurori i Gjilanit, Arben Kadriu, ka konfirmuar për Lajmi.net se tashmë ka filluar intervistimi i të dyshuarve për manipulim me vota në regjionin e Gjilanit.
“Jemi në procesi të intervistimit, nuk mund të ndajmë detaje të tjera një herë rreth rastit. Tashmë ka filluar intervistimi lidhur me manipulimin e rezultateve zgjedhore në regjinonin e Gjilanit”, tha Kadriu për Lajmi.net.
Hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar të gjithë të përfshirët.
Kujtojmë se deri më tani në Prizren, Mitrovicë e Malishevë ka pasur komisionerë të arrestuar e të ndaluar lidhur me dyshimet për ‘dallaveret’ me vota.
Po ashtu, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë që të nisë grumbullimin e provave për keqpërdorim të votës edhe në Podujevë, Pejë e Obiliq./Lajmi.net/