Selvija kujton Shpatin: Ndiej një dhimbje zemre

Që nga vdekja e këngëtarit Shpat Kasapi, bashkëshortja e tij, Selvije Jao po e kujton në çdo moment. Me anë të rrjeteve sociale po shfaq momentet e bukura që kanë kaluar bashkë. Ajo po i bën dedikimet e ndjera duke theksuar që humbja e tij është një dhimbje që e ndjen thellë në zemër. Në…

ShowBiz

03/02/2026 09:45

Që nga vdekja e këngëtarit Shpat Kasapi, bashkëshortja e tij, Selvije Jao po e kujton në çdo moment.

Me anë të rrjeteve sociale po shfaq momentet e bukura që kanë kaluar bashkë.

Ajo po i bën dedikimet e ndjera duke theksuar që humbja e tij është një dhimbje që e ndjen thellë në zemër.

Në videon e publikuar në “Instastory” shihen të dy në një ambient festiv duke vallëzuar.

Në mbishkrim ka shkruar: “Kur më mungon, ndiej një dhimbje zemre që është njerëzisht e pamundur ta duroj. Kështu do të të kujtoj, derisa të takohemi përsëri”./