Skenderaj: Raportohet vjedhja e një veture me targa të huaja

  Një rast i vjedhjes së veturës është raportuar në rrugën “17 Shkurti” në Skënderaj. Policia bën me dije se viktimë e rastit është një mashkull kosovar, të cilit i është vjedhur automjeti me targa të huaja. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në periudhën kohore nga 19 dhjetori  deri më 2 shkurt të këtij viti.…

Lajme

03/02/2026 09:52

  Një rast i vjedhjes së veturës është raportuar në rrugën “17 Shkurti” në Skënderaj.

Policia bën me dije se viktimë e rastit është një mashkull kosovar, të cilit i është vjedhur automjeti me targa të huaja.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në periudhën kohore nga 19 dhjetori  deri më 2 shkurt të këtij viti.

 Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e personave të dyshuar.