Abdixhiku kaloi votëbesimin, por Agim Veliu nuk dorëzohet: S’mund të shpëtosh me struktura të kapura

Agim Veliu nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se anëtarësia është themeli i kësaj partie. Reagimi i atij vjen pasi Lumir Abdixhiku vazhdon të jetë kryetar i partisë me 55% të votave të Këshillit të Përgjithshëm. AI ka thënë se asnjë kryetar, asnjë kryesi, as Këshilli i Përgjithshëm dhe as Kuvendi nuk është…

Lajme

02/02/2026 20:33

Agim Veliu nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se anëtarësia është themeli i kësaj partie. Reagimi i atij vjen pasi Lumir Abdixhiku vazhdon të jetë kryetar i partisë me 55% të votave të Këshillit të Përgjithshëm.

AI ka thënë se asnjë kryetar, asnjë kryesi, as Këshilli i Përgjithshëm dhe as Kuvendi nuk është mbi vullnetin e anëtarëve të LDK-së.

Kështu, ai ka shtuar se pas humbjes në zgjedhjet e 28 dhjetorit, lidershipin e partisë nuk mund të shpëtohet nga siç i quan ai “struktrura të kapura”.

Postimi i plotë i Veliut:

Anëtarësia është themeli i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Asnjë kryetar, asnjë kryesi, as Këshilli i Përgjithshëm dhe as Kuvendi nuk është mbi vullnetin e anëtarëve të LDK-së.

Pas humbjes së thellë të zgjedhjeve nuk shpëtohet duke u kapur pas strukturave të kontrolluara, por duke dëgjuar zërin e bazës.

LDK nuk është pronë personale, as e një rrethi të ngushtë. Ajo u përket anëtarëve që e kanë ndërtuar, e kanë mbajtur dhe vazhdojnë ta mbajnë.

Historia e ka treguar se ata që i presin rrënjët, çajnë themelin, e ngatërrojnë rrugën dhe e shndërrojnë shtëpinë e përbashkët në strehë personale, nuk mbahen mend si kryetarë, por si i fundit që del prej saj.

Zoti e ruajt LDK-në!