Komuna e Prishtinës nis mbledhjet për vlerësimin e dëmeve nga përmbysjet

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka mbajtur një takim koordinues me Komisionin Qendror për Vlerësimin e Dëmeve nga përmbysjet e shiut. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se do të bëhet vlerësimi i dëmeve në segmente të ndryshme. “Takimi u fokusua në koordinimin institucional dhe zbatimin e procedurave ligjore për vlerësimin e dëmeve…

Lajme

02/02/2026 18:25

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka mbajtur një takim koordinues me Komisionin Qendror për Vlerësimin e Dëmeve nga përmbysjet e shiut.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se do të bëhet vlerësimi i dëmeve në segmente të ndryshme.

“Takimi u fokusua në koordinimin institucional dhe zbatimin e procedurave ligjore për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e muajit janar, në ekonomitë familjare, bujqësi, biznese dhe infrastrukturë”, njofton Rama.