Kryetari i Suharekës prezanton kabinetin e ri qeverisës
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka finalizuar përbërjen e kabinetit drejtues për mandatin e tij të tretë qeverisës. Kabineti i ri synon rritjen e efikasitetit institucional, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, përmes një qeverisjeje profesionale, transparente dhe të përgjegjshme. Përbërja e kabinetit të ri: Arta Gashi – Nënkryetare e komunës…
Lajme
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka finalizuar përbërjen e kabinetit drejtues për mandatin e tij të tretë qeverisës.
Kabineti i ri synon rritjen e efikasitetit institucional, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, përmes një qeverisjeje profesionale, transparente dhe të përgjegjshme.
Përbërja e kabinetit të ri:
Arta Gashi – Nënkryetare e komunës
Kymete Bajraktari – Drejtoreshë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Gent Gashi – Drejtor i Inspeksionit
Erza Ramadani – Drejtoreshë e Ekonomisë, Buxhetit dhe Financave
Liridon Jollxhiu – Drejtor i Administratës
Armend Krasniqi – Drejtor i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Pylltarisë
Remzi Bajselmani – Drejtor i Arsimit,
Amir Hoxha – Drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave
Donjete Kabashi – Drejtoreshë e Kulturës, Rinisë, Sportit dhe Mërgatës
Mensur Selimaj – Drejtor për Shërbime Pronësore, Gjeodezi dhe Kadastër
Visar Kuqi – Drejtor i Urbanizmit, Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisit.
