​Kosova do të mbajë dy Kampionate Evropiane të hendbolli

Kosova do të vazhdojë të jetë një qendër e rëndësishme e hendbollit ndërkombëtar edhe gjatë vitit 2026. Këtë muaj në Prishtinë do të mbahet Kampionati Mesdhetar për hendbollistet e grupmoshës U16, me pjesëmarrjen e 12 ekipeve kombëtare. Ndërkohë, Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka konfirmuar se gjatë muajit korrik 2026, Kosova do të jetë nikoqire…

Sport

02/02/2026 14:29

Kosova do të vazhdojë të jetë një qendër e rëndësishme e hendbollit ndërkombëtar edhe gjatë vitit 2026. Këtë muaj në Prishtinë do të mbahet Kampionati Mesdhetar për hendbollistet e grupmoshës U16, me pjesëmarrjen e 12 ekipeve kombëtare.

Ndërkohë, Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka konfirmuar se gjatë muajit korrik 2026, Kosova do të jetë nikoqire e dy Kampionateve Evropiane për hendbollistët deri në 20 vjet. Men’s 20 EHF Championships do të zhvillohen nga 12 deri më 19 korrik në Prishtinë, me pjesëmarrjen e 13 ekipeve kombëtare.

Ky vendim u miratua nga Komiteti Ekzekutiv i EHF-së gjatë takimit të tij në Herning të Danimarkës. Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK) ka krijuar një partneritet të fortë dhe të besueshëm me EHF-në, dhe ka marrë vlerësime të larta për organizimin e ngjarjeve të rëndësishme ndërkombëtare. Organizimet e kaluara janë vlerësuar me notë maksimale jo vetëm nga EHF, por edhe nga federatat nacionale të kombëtareve pjesëmarrëse.