Shpallja e rezultateve përfundimtare pa ato të Listës Serbe, reagon OSBE: Të respektohen standardet, po i monitorojmë zhvillimet

Misioni i OSBE-së në Kosovë, ka reaguar pasi KQZ nuk e ka shpallur rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit të Listës Serbe. Në lidhje me këtë vendim, Lista Serbe ka paraqitur ankesë në PZAP, për çka OSBE ka thënë se po i monitorojnë zhvillimet. “Misioni thekson nevojën për pajtueshmëri të plotë dhe respektim të standardeve…

Lajme

02/02/2026 11:52

Misioni i OSBE-së në Kosovë, ka reaguar pasi KQZ nuk e ka shpallur rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit të Listës Serbe.

Në lidhje me këtë vendim, Lista Serbe ka paraqitur ankesë në PZAP, për çka OSBE ka thënë se po i monitorojnë zhvillimet.

“Misioni thekson nevojën për pajtueshmëri të plotë dhe respektim të standardeve ndërkombëtare zgjedhore, në veçanti publikimin transparent dhe gjithëpërfshirës të rezultateve të zgjedhjeve, si një mjet për të siguruar siguri ligjore dhe trajtim të barabartë për të gjithë garuesit zgjedhorë. OSBE-ja do të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimet”, ka thënë OSBE në reagim. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: