Durmishi thotë se segmenti i rrugës i mbuluar nga ngrica në Kodrën e Trimave nuk është në përgjegjësi të MMPHI-së

Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka reaguar në lidhje me deklarimin e Komunës së Prishtinës që kanë thënë se segmenti i rrugës “Mon Balaj” në Kodrën e Trimave është në përgjegjësi të MMPHI-së për mirëmbajtje. Durmishi ka thënë se kjo nuk është aspak e vërtetë. Ai ka thënë se janë të…

Lajme

02/02/2026 11:46

Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka reaguar në lidhje me deklarimin e Komunës së Prishtinës që kanë thënë se segmenti i rrugës “Mon Balaj” në Kodrën e Trimave është në përgjegjësi të MMPHI-së për mirëmbajtje.

Durmishi ka thënë se kjo nuk është aspak e vërtetë.

Ai ka thënë se janë të përgatitur dhe plotësisht të përgjegjshëm për mirëmbajtjen e rrugëve që janë në kompetencë të Ministrisë gjatë sezonit dimëror, dhe kanë thënë se mbrëmë menjëherë kanë hedhur kripë në të gjitha rrugët nën përgjegjësinë e tyre.

“Sqarojmë se MMPHI nuk e ka në kompetencë mirëmbajtjen e segmentit të rrugës “Mon Balaj”. Ky segment është nën përgjegjësinë e Komunës së Prishtinës, e cila edhe ka ndërhyrë në këtë pjesë të rrugës duke vendosur pengesa. Kompetenca e MMPHI-së përfshin segmentin rrugor nga Bernica në drejtim të Komunës së Podujevës, segment nga i cili edhe ka filluar realizimi i projektit të rrugës Prishtinë–Podujevë”, ka shtuar Durmishi. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: