Të akuzuarit Faruk Mujka “Ibër Lepenci” ia vazhdon kontratën si Kryeshef Ekzekutiv edhe për tri vite të tjera
Bordi i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenci SH.A” ka marrë vendim për vazhdimin e kontratës për Kryeshefin Ekzekutiv, Faruk Mujka. Kontrata e Mujkës është vazhduar për një periudhë prej 3 vitesh, në mundësi vazhdimi. Ndryshe në shtator të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Faruk Mujkës për korrupsion. Por siç duket aktakuza e…
Lajme
Bordi i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenci SH.A” ka marrë vendim për vazhdimin e kontratës për Kryeshefin Ekzekutiv, Faruk Mujka.
Kontrata e Mujkës është vazhduar për një periudhë prej 3 vitesh, në mundësi vazhdimi.
Ndryshe në shtator të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Faruk Mujkës për korrupsion.
Por siç duket aktakuza e ngritur dhe hetimet që po bëhen ndaj tij nuk e ka ndaluar Ibër Lepencin që ta shpërblejë këtë të fundit edhe me një kontratë tri vjeçare.
Madje në vendim thuhet se për vazhdimin e mandatit të Mujkës është marrë pas një analize të thelluar të performancës së përgjithshme të ndërmarrjes dhe të menaxhimit të saj gjatë mandate të parë.
“Gjatë mandatit të z.Faruk Mujkës NPH, Ibër Lepenci ka realizuar performancë të qëndrueshme dhe pozitive, duke arritur rezultate të dukshme në përmirësimin e shërbimeve, stabilitetit financiar dhe menaxhimin efektiv të resurseve njerëzore, teknike, administrative dhe operacionale”.

Prokuroria Speciale e Kosovës, pati ngritur aktakuzë ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“Të pandehurit akuzohen se, F.M., në pozitën e nënkryetarit të komunës së Mitrovicës së Jugut, dhe H.M., si Drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në të njëjtën komunë, me dashje dhe duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, kanë tejkaluar kompetencat me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për persona të tretë dhe në dëm të pronës publike”.
Po ashtu Prokuroria njoftoi se sipas aktakuzës më 25.04.2021 të pandehurit duke qenë në dijeni se Kuvendi i Komunës kishte marrë dy herë vendim për shpalljen me interes të posaçëm publik një pronë të paluajtshme i paraqitën po këtij Kuvendi një propozim-vendim për këmbim të njëjtës pronës, duke e paraqitur atë si pronë komunale, duke i shkaktuar dëm e të konsiderueshëm prej 125.100.00 euro Agjencisë Kosovare të Privatizmimit.
“Ndërkohë, i pandehuri F.M. akuzohet edhe për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare”.
Në kuadër të aktakuzës, PSRK ka propozuar: Shqiptimin e dënimeve plotësuese ndaj të pandehurve Mujka dhe ,Muzliukaj.
Para dy viteve, Policia e kishte vënë nën pranga Mujkën bashkë me ish-drejtorin për Kadastër dhe Gjeodezi, Hysen Muzliukaj.
Madje në bastisjen që kishte kryer policia në shtëpinë e Mujkës ishin gjetur 60 mijë euro.
Në njoftimin e Prokurorisë Speciale asokohe thuhej se në këtë aksion janë sekuestruar 60 mijë euro, e se vepra për të cilën dyshohen Mujka dhe një ish zyrtar tjetër është Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Pas marrjes së informacionit në bazë të autorizimeve të PSRK-së, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore, ndërsa me datë 03.07.2023, ka paraqitur Kallëzim Penal ndaj zyrtarëve me inicialet F.M. dhe H.M., me dyshimin se gjatë kohës sa ishin pjesë e udhëheqësisë në komunën e Mitrovicës së Jugut, gjatë vitit 2021, janë përfshirë në kryerjen e veprës penale ‘’Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’.’, e sanksionuar me nenin 414 të Kodit Penal të Republikë së Kosovës”. Gjatë bastisjes në njërin lokacion, ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar shuma e të hollave prej gjashtëdhjetë mijë (60.000.00) euro.” “ – thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Kodi Penal i Republikës së Kosovës, përkatësisht neni 414, parasheh dënim nga 1 deri në 8 vjet për kryerjen e kësaj vepre. Por, kur dëmi e kalon shumën prej 5 mijë euro, dënimi mund të shkoj deri në 10 vjet burgim.
“Personi zyrtar që e kryen veprën penale nga paragrafi 1 i këtij neni dhe përfitimi apo dëmi e tejkalon shumën prej pesëmijë (5000) euro, dënohet me gjobë dhe burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet.” – thuhet në Kodin Penal.
Por Faruk Mujka ngritjen e tij në krye të institucioneve nuk e kishte ndaluar aty- ai madje ishte zgjedhur Kryeshef Ekzekutiv i Ndëmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenc”, derisa Muzliukaj u zgjodhë këshilltar i Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.Lajmi.net/