Rruga e bllokuar nga ngricat te Kodra e Trimave, Komuna e Prishtinës: Është në përgjegjësi të MI-së, por ne kemi ndërhyrë dy herë
Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se segmenti i rrugës “Mon Balaj” në Kodrën e Trimave, është në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës. Ai ka thënë se pavarësisht kësaj, ata kanë ndërhyrë pasi që sipas Komunës së Prishtinës, siguria e qytetarëve është prioritet absolut. “Pavarësisht ndarjes së kompetencave, Komuna ka intervenuar mbrëmë dy herë në këtë…
Lajme
Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se segmenti i rrugës “Mon Balaj” në Kodrën e Trimave, është në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës.
Ai ka thënë se pavarësisht kësaj, ata kanë ndërhyrë pasi që sipas Komunës së Prishtinës, siguria e qytetarëve është prioritet absolut.
“Pavarësisht ndarjes së kompetencave, Komuna ka intervenuar mbrëmë dy herë në këtë segment rrugor, duke vepruar me vendosmëri për të parandaluar rrezikun dhe për të garantuar sigurinë në qarkullim. Ne do të vazhdojmë të veprojmë në mënyrë aktive, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, dhe do të ndërmarrim çdo masë të nevojshme për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e qytetarëve. Interesi publik dhe siguria janë mbi çdo procedurë administrative”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: