Pesë raste të dhunës në familje brenda 24-orëve në Kosovë, dy të arrestuar
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit, janë raportuar se 5 raste të dhunës në familje në vend. Rastet kanë ndodhur në Podujevë, Prishtinë, Fushë-Kosovë dhe dy raste në Pejë, ndërsa janë arrestuar dy persona. Njoftimi i plotë: Podujevë/ 01.02.2026-12:30. Viktima femër kosovare është trajtuar në QKUK, pasi që e njëjta dyshohet…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit, janë raportuar se 5 raste të dhunës në familje në vend.
Rastet kanë ndodhur në Podujevë, Prishtinë, Fushë-Kosovë dhe dy raste në Pejë, ndërsa janë arrestuar dy persona.
Njoftimi i plotë:
- Podujevë/ 01.02.2026-12:30. Viktima femër kosovare është trajtuar në QKUK, pasi që e njëjta dyshohet se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
- Prishtinë / 30.01.2026 – 13:00. Është raportuar se ndaj viktimës femër kosovare i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike. I dyshuari gjendet në kërkim policor, rasti në procedurë hetimore.
- Fushë-Kosovë / 01.02.2026 – 16:32. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
- Pejë / 01.02.2026 – 13:05. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale viktima mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili gjendet në kërkim policor, rasti nën hetime.
- Pejë / 01.02.2026 – 15:41. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj dy viktimave një mashkulli dhe një femre kosovare. Nga i dyshuari është sekuestruar një thikë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.