Mblidhet Bordi i ZRRE-së

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton se sot mbahet mbledhja e parë e Bordit të ZRRE-së për vitin 2026. Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i kërkesës për përcaktimin e të hyrave dhe tarifave të NEMO-së, si dhe shqyrtimi i caktimit të Furnizuesit të Mundësisë së Fundit. Ndryshe, operatorët energjetikë në Kosovë kanë…

Lajme

02/02/2026 08:28

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton se sot mbahet mbledhja e parë e Bordit të ZRRE-së për vitin 2026.

Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i kërkesës për përcaktimin e të hyrave dhe tarifave të NEMO-së, si dhe shqyrtimi i caktimit të Furnizuesit të Mundësisë së Fundit.

Ndryshe, operatorët energjetikë në Kosovë kanë kërkuar rritjen e tarifave të energjisë elektrike për vitin 2026.

KESCO ka kërkuar një rritje mbi 20 për qind të tarifave të energjisë elektrike për vitin 2026, duke u thirrur në rritjen e kostove operative dhe nevojën për sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me energji.