Paralajmëron raste penale në gjykata në Kosovë, Shqipëri e Libi ndaj një personi, për kë e ka Behgjet Pacolli?

Ish-presidenti, Behgjet Pacolli, ka paralajmëruar raste penale dhe civile në Gjykatat në Kosovë, Shqipëri, Libi etj, ndaj “një njeriu që i ka besuar” për 20 vite, siç thotë ai. Pacolli konstaton se “pabesia është një akt i shëmtuar që nuk mund të kalojë pa u ndëshkuar”. “Ndërkohë që çdo ditë po dalin faktet e reja…

Lajme

01/02/2026 20:32

Ish-presidenti, Behgjet Pacolli, ka paralajmëruar raste penale dhe civile në Gjykatat në Kosovë, Shqipëri, Libi etj, ndaj “një njeriu që i ka besuar” për 20 vite, siç thotë ai.

Pacolli konstaton se “pabesia është një akt i shëmtuar që nuk mund të kalojë pa u ndëshkuar”.

“Ndërkohë që çdo ditë po dalin faktet e reja , kjo pabesi  nuk ishte ndalur vetëm te mashtrimet apo falsifikimi i dokumenteve, por përfshinte edhe tentativa poshtërimi, vjedhje, përbuzje të sofres, gënjeshtra dhe shumë veprime të tjera të ulëta. As këto nuk i kishin mjaftuar. Ai duke mos pas fytyrë të përballët mẽ atë që kishte bërë, kishte vazhduar më tej, duke tentuar të rrënoj gjithçka që kam ndërtuar gjatë gjithë kohës së punës time , respektin ndaj njerëzve, moralin dhe pronën”, shprehet Pacolli në Facebook-un e tij.

Ai shton se “faktet e këtyre pabesive, të ndërtuara me vite me radhë, do t’i publikoj një nga një sapo të fillojë trajtimi i tyre në gjykatat penale dhe civile në Kosovë, Shqipëri, Emirate dhe Libi – aty ku janë konsumuar”.

Pacolli paralajmëron se “këto veprime të rënda” do t’i përmbledhë në një libër.

“sa kam filluar t’i përmbledh faktet edhe në një libër, të cilin do ta promovoj gjerë e gjatë”, shkruan ai.

Në fund, Pacolli këshillon që “për ata që mund të gjenden në një situatë të ngjashme me timen: besimi te njerëzit, sidomos te bashkëpunëtorët, është normal, por kontrolli është i domosdoshëm”.

Postimi i plotë: