​Demolohet zhveshtorja e stadiumit “Suad Brava” në Han të Elezit, dëme rreth 5000 euro

Një incident i rëndë ka ndodhur dje në ambientet e stadiumit “Suad Brava” në Han të Elezit, ku është demoluar zhveshtorja e klubit futbollistik FC Sharri. raporton KosovaPress. Presidenti i “FC Sharri”, Asan Shkreta, bën të ditur se për rastin është njoftuar nga një prej lojtarëve. Ai shton se në momentin e incidentit në stadium…

Sport

01/02/2026 17:52

Një incident i rëndë ka ndodhur dje në ambientet e stadiumit “Suad Brava” në Han të Elezit, ku është demoluar zhveshtorja e klubit futbollistik FC Sharri. raporton KosovaPress.

Presidenti i “FC Sharri”, Asan Shkreta, bën të ditur se për rastin është njoftuar nga një prej lojtarëve. Ai shton se në momentin e incidentit në stadium kanë qenë rreth 200 lojtarë.

“Dje rreth orës 12:00 më ka telefonuar një lojtar dhe më ka treguar se është demoluar zhveshtorja e stadiumit. Jemi diku rreth 200 lojtarë. Janë prishur reklamat, aparati i ujit dhe pajisjet sportive,” ka deklaruar Shkreta.

Ai ka shtuar se dëmet materiale të shkaktuara vlerësohen rreth 5 mijë euro, duke theksuar se rasti paraqet një dëm të madh për klubin dhe infrastrukturën sportive.

Rasti pritet të trajtohet nga institucionet kompetente.