Ramadani parasheh që vendi shkon në zgjedhje të reja nëse s’ka marrëveshje të madhe politike
Burim Ramadani i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës parasheh që vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare. Kjo si pasojë e afateve të shkurta deri në zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, i cili duhet të ketë 2/3 e votave në Kuvend. Postimi i plotë: Rreth datës 20 shkurt, pritet të mblidhet Kuvendi i…
Lajme
Burim Ramadani i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës parasheh që vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.
Kjo si pasojë e afateve të shkurta deri në zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, i cili duhet të ketë 2/3 e votave në Kuvend.
Postimi i plotë:
Rreth datës 20 shkurt, pritet të mblidhet Kuvendi i Kosovës. Që nga ajo ditë, janë dy javë për të konstituuar Kuvendin, zgjedhur Qeverinë, miratuat Buxhetin për vitin 2026 dhe për të filluar procedurën për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Nëse këto procese bëhen bashkë, atëherë është e domosdoshme një marrëveshje më e madhe politike. Nuk pres që kjo mund të ndodh lehtësisht!
Ndërsa, Presidenti i ri duhet të zgjedhet jo më vonë se deri në orët e fundit të 4 marsit!
A po shkon vendi në zgjedhje sërish?