Gur i madh bie mbi veturë në rrugën për Rugovë, katër anëtarë të një familjeje përfundojnë në spital
Policia e Pejës ka dhënë detaje për një aksident të pazakontë që ka ndodhur sot në rrugën në drejtim të Rugovës, ku një gur i madh është shkëputur dhe ka rënë mbi një veturë që ishte në lëvizje. Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, në automjet ndodheshin katër persona – burrë,…
Lajme
Policia e Pejës ka dhënë detaje për një aksident të pazakontë që ka ndodhur sot në rrugën në drejtim të Rugovës, ku një gur i madh është shkëputur dhe ka rënë mbi një veturë që ishte në lëvizje.
Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, në automjet ndodheshin katër persona – burrë, grua dhe dy fëmijë. Të gjithë janë dërguar për kontroll dhe trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
“Por, fatmirësisht, të lënduarit nuk kanë pësuar lëndime serioze dhe familja është jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.
Autoritetet po vazhdojnë të merren me rastin, ndërsa shoferëve u bëhet thirrje për kujdes të shtuar në këtë segment rrugor, veçanërisht në kushte të motit të paqëndrueshëm./lajmi.net/