Manipulimi me vota në komunat veriore të Kosovës – 34 kryesues të QKN-ve ndalohen për 48 orë, Prokuroria jep detaje pas intervistimeve

Tridhjetë e katër kryesues të Qendrave Komunale të Numërimit (QKN) janë ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, pas intervistimeve lidhur me dyshimet për manipulim të votave. Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Prokurorisë së Mitrovicës, Valon Preteni. “Mund të ju konfirmojmë se nga të intervistuarit, janë ndaluar për…

Lajme

01/02/2026 14:12

Tridhjetë e katër kryesues të Qendrave Komunale të Numërimit (QKN) janë ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, pas intervistimeve lidhur me dyshimet për manipulim të votave.

Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Prokurorisë së Mitrovicës, Valon Preteni.

“Mund të ju konfirmojmë se nga të intervistuarit, janë ndaluar për 48 orë 34 kryesues të QKN-ve”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë së Mitrovicës, Valon Preteni për lajmi.net.

Më herët gjatë ditës, Prokuroria Themelore në Mitrovicë kishte bërë të ditur përmes një komunikate se kishte urdhëruar Hetimet Rajonale – Jug dhe Veri të Policisë së Kosovës për intervistimin e 43 kryesuesve të QKN-ve në Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Intervistimet janë zhvilluar në kuadër të hetimeve për dyshime rreth manipulimit të numërimit të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 në këto komuna./lajmi.net/