Alcaraz e “shkërrmoqi” Djokovicin, fiton lehtësisht finalen e “Australia Open”

Tenisti spanjoll, Carlos Alcaraz, ka triumfuar në finalen e Australian Open, duke mposhtur Novak Djokovic me rezultat 3:1 (2-6, 6-2, 6-3, 7-5), dhe duke siguruar kështu titullin e tij të parë në karrierë në këtë Grand Slam. Me moshën 22 vjeç e 272 ditë, Alcaraz bëhet tenisti më i ri në histori që ka fituar…

Sport

01/02/2026 13:03

Tenisti spanjoll, Carlos Alcaraz, ka triumfuar në finalen e Australian Open, duke mposhtur Novak Djokovic me rezultat 3:1 (2-6, 6-2, 6-3, 7-5), dhe duke siguruar kështu titullin e tij të parë në karrierë në këtë Grand Slam.

Me moshën 22 vjeç e 272 ditë, Alcaraz bëhet tenisti më i ri në histori që ka fituar të katër Grand Slam-et, duke shkruar një kapitull të ri në historinë e tenis, transmeton lajmi.net.

Ky sukses shënon një arritje historike për Alcaraz, i cili tashmë renditet ndër emrat më premtues dhe më të fuqishëm të sportit global./lajmi.net/