Peci: Këtë vit fillon projekti më i madh investiv në Mitrovicën e pasluftës, në vlerë prej rreth 40 milionë euro

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka bërë të ditur se këtë vit do të nis projekti më i madh investiv në qytet që pas luftës. Projekti “Impianti i Trajtimit të Ujërave të Zeza”, me vlerë rreth 40 milionë euro, synon të sigurojë lumenj të pastër dhe të përmirësojë ndjeshëm gjendjen mjedisore të qytetit,…

Lajme

01/02/2026 11:28

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka bërë të ditur se këtë vit do të nis projekti më i madh investiv në qytet që pas luftës.

Projekti “Impianti i Trajtimit të Ujërave të Zeza”, me vlerë rreth 40 milionë euro, synon të sigurojë lumenj të pastër dhe të përmirësojë ndjeshëm gjendjen mjedisore të qytetit, transmeton lajmi.net.

Peci, së bashku me Kryeshefin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, Bashkim Kurti, vizituan lokacionin ku do të ndërtohet impianti. Ai theksoi se investimi do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në ruajtjen e mjedisit, florës dhe faunës, duke e bërë Mitrovicën më të gjelbër dhe duke transformuar menaxhimin e ujërave në qytet.

Sipas kryetarit, projekti do të ketë një efekt të qëndrueshëm në aspektin mjedisor dhe do të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve, duke vendosur Mitrovicën në një nivel të ri të mbrojtjes së natyrës dhe menaxhimit të ujërave.

Postimi i plotë: 

📈Këtë vit fillon projekti më i madh investiv në Mitrovicën e pasluftës.
✅Sivjet nis projekti “Impianti i Trajtimit të Ujërave të Zeza”, në vlerë prej rreth 40 milionë euro.
Lumenjtë e qytetit do të jenë të pastër.
Së bashku me Kryeshefin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, z. Bashkim Kurti, pamë nga afër lokacionin për ndërtimin e këtij impianti, i cili do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në ruajtjen e mjedisit, për një Mitrovicë më të gjelbër, përkatësisht në ruajtjen e florës dhe faunës.
Ky investim do ta transformojë tërësisht Mitrovicën në aspektin mjedisor. 💚/lajmi.net/