Operacioni “Lockdown” finalizohet me sukses, goditet grup kriminal që trafikonte armë nga Kosova në Tiranë

Policia e kryeqytetit ka goditur një grup kriminal që trafikonte dhe shiste armë zjarri nga Kosova në Tiranë. Pas një hetimi 2-mujor, u arrestuan 4 persona; Gloris Nezaj, Rezarto Rumi, Kelvin Caushi, Ardjan Caushi. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin armë zjarri kryesisht nga Kosova, i sillnin ato në Tiranë dhe më pas…

Lajme

01/02/2026 10:56

Policia e kryeqytetit ka goditur një grup kriminal që trafikonte dhe shiste armë zjarri nga Kosova në Tiranë.

Pas një hetimi 2-mujor, u arrestuan 4 persona; Gloris Nezaj, Rezarto Rumi, Kelvin Caushi, Ardjan Caushi. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin armë zjarri kryesisht nga Kosova, i sillnin ato në Tiranë dhe më pas modifikoheshin dhe magazinoheshin në Selitë.

Trafikonin armë nga Kosova në Tiranë, arrestohen 4 persona,

Në operacionin “Lockdown”, u sekuestruan edhe 8 armë zjarri, municion, radio policie, jelek multifunksional dhe celularë.

A2 CNN raporton se Kelvin Caushi dhe Gloris Nezaj janë me precedentë penal të mëparshëm.

Trafikonin armë nga Kosova në Tiranë, arrestohen 4 persona,

Njoftimi i Policisë Tiranë

DVP Tiranë/Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “LOCKDOËN”, pas një hetimi 2-mujor me metoda proaktive, nga Komisariati i Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Prokurorinë.

Goditet një grup kriminal që shiste armë zjarri në Tiranë, të trafikuara nga Kosova. Vihen në pranga 4 shtetas.

Sekuestrohen 8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë), pjesë të ndryshme armësh, një armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, 3 radio si ato të policisë, një jelek multifunksional dhe 9 celularë.

Zbulohet në Selitë ambienti ku montoheshin dhe magazinoheshin armët e zjarrit.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës hetimore dhe operacionale për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve, pas një hetimi 2-mujor me metoda proaktive, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Lockdoën”.

Trafikonin armë nga Kosova në Tiranë, arrestohen 4 persona,

Në kuadër të operacionit bazuar në informacionet e siguruara nga hetimi për disa shtetas që dyshohej se trafikonin armë zjarri, kryesisht nga Kosova në Tiranë, me qëllim shitjen, janë vënë në pranga shtetasit:

Gloris Nezaj, Rezarto Rumi, Kelvin Caushi, Ardjan Caushi

-G. N., 39 vjeç, R. R., 48 vjeç, K. C., 49 vjeç dhe A. C., 45 vjeç, banues në Tiranë

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin armë zjarri kryesisht nga Kosova, i sillnin ato në Tiranë dhe më pas modifikoheshin dhe magazinoheshin në  Selitë.

Gjatë kontrollit në ambientit e përshtatur, banesave të tyre, shërbimet e Policisë 8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë), pjesë të ndryshme armësh, një armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, 3 radio si ato të policisë, jelek multifunksion dhe 9 celularë.

Nën drejtimin e Prokurorisë punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.