Arrestohet një person për ngjarjen e djeshme që tronditi Prishtinën, tre persona përfundojnë në QKUK
Policia e Kosovës ka publikuar informacion të ri në raportin 24-orësh lidhur me incidentin e armatosur që ndodhi dje në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë. Sipas raportit të policisë, mes dy grupeve u përfshinë katër persona të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë ngjarjes, njëri nga të dyshuarit ka goditur me veturë një të dyshuar tjetër dhe…
Lajme
Policia e Kosovës ka publikuar informacion të ri në raportin 24-orësh lidhur me incidentin e armatosur që ndodhi dje në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë, mes dy grupeve u përfshinë katër persona të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë ngjarjes, njëri nga të dyshuarit ka goditur me veturë një të dyshuar tjetër dhe dy dëshmitarë meshkuj kosovarë, transmeton lajmi.net.
Në vendin e ngjarjes, njësitë policore gjetën dhe sekuestruan dy gëzhoja, një fishek dhe një predhë, ndërsa një i dyshuar u arrestua. Personat e lënduar, përfshirë të dyshuarin dhe dy dëshmitarët, u dërguan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor; i dyshuari mbeti i hospitalizuar, ndërsa dëshmitarët u liruan pas trajtimit.
I arrestuari, pas intervistimit nga policia, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetimet për rrethanat e sakta të ngjarjes vazhdojnë.
Raporti i plotë:
VRASJE NË TENTATIVË /SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë / 31.01.2026-15:20. Raportohet se ka ndodhur një incident me armë zjarri ndërmjet dy grupeve, ku janë përfshirë katër persona të dyshuar meshkuj kosovar. Më pas, njëri nga të dyshuarit ka goditur me veturë një të dyshuar tjetër dhe dy persona të tjerë, dëshmitarët meshkuj kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja, një fishek dhe një predhë, si dhe është arrestuar një i dyshuar. Të lënduarit, një i dyshuar dhe dy dëshmitarët, janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ku i dyshuari është hospitalizuar, ndërsa dëshmitarët, pas pranimit të tretmanit mjekësor, janë liruar. I arrestuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./lajmi.net/