Presidenca e Kosovës i reagon gazetarit gjerman pasi fjalëve të rënda ndaj Osmanit: Duhet të jesh i turpëruar për veten, kjo tregon gjithçka për ty

Këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, Rinor Nuhiu, ka reaguar ashpër ndaj gazetarit gjerman të Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, pas komenteve të tij për dokumentarin “Melania”, kushtuar Melania Trump. Martens kishte kritikuar presidenten Osmani për mënyrën se si e kishte promovuar premierën e dokumentarit në Kosovë, duke shkruar se ajo nuk duket e vetëdijshme për…

Lajme

01/02/2026 08:41

Këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, Rinor Nuhiu, ka reaguar ashpër ndaj gazetarit gjerman të Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, pas komenteve të tij për dokumentarin “Melania”, kushtuar Melania Trump.

Martens kishte kritikuar presidenten Osmani për mënyrën se si e kishte promovuar premierën e dokumentarit në Kosovë, duke shkruar se ajo nuk duket e vetëdijshme për dallimin mes përfaqësimit të interesave të vendit të saj dhe, siç e përshkroi ai, “prostitucionit intelektual vetë-poshtërues”.

Si përgjigje, Nuhiu e ka cilësuar reagimin e gazetarit si të papranueshëm dhe fyese ndaj një kreu shteti. “Kjo është e sëmurë. Duhet të jesh i turpëruar për veten”, ka shkruar ai në rrjetin social “X”.

“Të quash një kreu shteti, i cili kujdeset për interesat kombëtare të vendit të tij, “prostitutë vetë-poshtëruese” është i neveritshëm dhe i turpshëm. Kjo tregon gjithçka për ty dhe për prishjen e mendimit tënd vulgare. Kjo është e sëmurë. Duhet të kesh turp për veten.”, shkroi Nuhiu në postimin e tij./lajmi.net/