Ngjarje e rëndë në Burgun e Sigurisë së Lartë, humb jetën një i dënuar – SHKK njofton se u gjet i varur në dhomën e tij
Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve (DSHB) kanë njoftuar se një i burgosur ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Burgun e Sigurisë së Lartë. Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 22:00, i burgosuri me inicialet E.G. është gjetur i varur në dhomën e tij, me puls të dobësuar. Menjëherë pas zbulimit…
Lajme
Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve (DSHB) kanë njoftuar se një i burgosur ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Burgun e Sigurisë së Lartë.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 22:00, i burgosuri me inicialet E.G. është gjetur i varur në dhomën e tij, me puls të dobësuar. Menjëherë pas zbulimit të rastit kanë reaguar stafi korrektues, ekipi mjekësor i institucionit si dhe ekipi i emergjencës së qytetit. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve për reanimim dhe ofrim të ndihmës mjekësore, ai nuk ka arritur të mbijetojë, transmeton lajmi.net.
Bëhet e ditur se i ndjeri ishte duke vuajtur dënimin për dy vepra penale të dhunimit. Ai ishte pranuar në institucion më 15 gusht 2024, ndërsa lirimi i tij ishte paraparë më 1 mars 2048.
Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori kompetent. Autoritetet kanë bërë të ditur se janë iniciuar procedura hetimore dhe administrative për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i plotë: