“Dërgo 3 fotografi dhe një CV” – kush është vajza shqiptare nga Tirana që komunikonte me Jeffrey Epstein?
Dokumente të reja nga dosja e Jeffrey Epstein, të publikuara dje nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së, përmbajnë të dhëna lidhur me një vajzë nga Tirana, e cila rezulton se ka aplikuar për një pozicion si asistente personale. Sipas materialeve, emaili i vajzës, E. Terziu, është dërguar në mars të vitit 2017, ku ajo shpreh…
Lajme
Dokumente të reja nga dosja e Jeffrey Epstein, të publikuara dje nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së, përmbajnë të dhëna lidhur me një vajzë nga Tirana, e cila rezulton se ka aplikuar për një pozicion si asistente personale.
Sipas materialeve, emaili i vajzës, E. Terziu, është dërguar në mars të vitit 2017, ku ajo shpreh interes për punën dhe pyet nëse mungesa e saj në SHBA do të ishte problem. Në përgjigje, i është kërkuar të dërgojë tre foto dhe CV-në e saj.

Dokumentet tregojnë se Terziu i ka dërguar fotot, dhe më pas është kontaktuar Jeffrey Epstein. Në komunikimin e mëvonshëm thuhet se vajza ishte 21–22 vjeç, jetonte në Paris, ndërkohë që në CV rezultonte se ndodhej në Tiranë. Përveç CV-së dhe fotove, në listën e bashkëngjitjeve rezulton se ajo ka dërguar edhe një video aplikimi.
Materialet e publikuara hedhin dritë mbi mënyrën se si disa nga aplikimet për pozicione personale janë trajtuar brenda rrjetit të Epstein.