“S’ka asnjë parti më demokratike” – Zyrtarë të LDK-së dalin me postime derisa votimi për dorëheqjen e Abdixhikut po vazhdon

Lidhja Demokratike e Kosovës sot është duke e mbajtur Kuvendin e Punës, që ka filluar në ora 12:00 dhe është duke vazhduar. Përkundër që është i mbyllur për media, tashmë është konfirmuar që në këto momente është duke u kryer votimi për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut, transmeton lajmi.net. Votimi po bëhet në mënyrë të fshehtë.…

Lajme

31/01/2026 16:51

Lidhja Demokratike e Kosovës sot është duke e mbajtur Kuvendin e Punës, që ka filluar në ora 12:00 dhe është duke vazhduar.

Përkundër që është i mbyllur për media, tashmë është konfirmuar që në këto momente është duke u kryer votimi për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut, transmeton lajmi.net.

Votimi po bëhet në mënyrë të fshehtë. Derisa ky proces po vazhdon, zyrtarë të kësaj partie kanë dal me postime në Facebook.

Berat Rukiqi në postimin e tij tha se nuk ka asnjë parti më demokratike në Kosovë dhe rajon.

Postimi i tij:

Demokracia ne me te miren e vet

– Debat

– Marrje e pergjegjesise

– Votebesim

– Votim i fshehte

Ska asnje parti me demokratike, as ne Kosove, as ne rajon

LDK


Në Facebook ka reaguar edhe Rrezarta Krasniqi. Ajo shkroi se LDK është shtëpia e demokracisë.

Postimi i plotë i saj:

Rrënjët e forta nuk i lëkund asnjë stuhi.

LDK është familja jonë e madhe politike dhe shtëpia e demokracisë.

Na priftë e mbara!/lajmi.net/