Ndërron jetë Ramiz Bytyqi – hero i UÇK-së dhe mjek që shpëtoi dhjetëra jetë gjatë luftës

Ka ndërruar jetë Ramiz Bytyqi nga fshati Kervasari i Komunës së Malishevës, një emër i respektuar si në shëndetësi ashtu edhe në historinë e luftës çlirimtare. Bytyqi ishte mjek anestezist në Spitalin e Pejës, ndërsa gjatë luftës së fundit në Kosovë dha kontribut të jashtëzakonshëm në shërbim të plagosurve, transmeton lajmi.net. Me përkushtim dhe guxim,…

Lajme

31/01/2026 16:36

Ka ndërruar jetë Ramiz Bytyqi nga fshati Kervasari i Komunës së Malishevës, një emër i respektuar si në shëndetësi ashtu edhe në historinë e luftës çlirimtare.

Bytyqi ishte mjek anestezist në Spitalin e Pejës, ndërsa gjatë luftës së fundit në Kosovë dha kontribut të jashtëzakonshëm në shërbim të plagosurve, transmeton lajmi.net.

Me përkushtim dhe guxim, ai e kishte shndërruar shtëpinë e tij në një spital ushtarak, ku realizoi mbi 50 operacione, duke shpëtuar dhjetëra jetë në rrethana tepër të vështira.

Kontributi i tij mbetet pjesë e kujtesës kolektive si shembull i sakrificës dhe humanizmit në kohë lufte.

Varrimi i Ramiz Bytyqit do të bëhet nesër, në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Pejës./lajmi.net/