​Lekaj: Ramush Haradinaj po punon që të jetë kandidat konsensual i opozitës për president

Ramush Haradinaj po punon që të jetë kandidat konsensual i partive opozitare për president të Kosovës, thotë nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj. Ai deklaron se Haradinaj është në komunikim të vazhdueshëm me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku për një gjë të tillë, mirëpo shton se…

Lajme

31/01/2026 10:33

Ramush Haradinaj po punon që të jetë kandidat konsensual i partive opozitare për president të Kosovës, thotë nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.

Ai deklaron se Haradinaj është në komunikim të vazhdueshëm me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku për një gjë të tillë, mirëpo shton se s’ka informacione se deri ku kanë arritur bisedimet për zgjedhjen e të parit të vendit.

Mandati i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, përfundon më 4 prill 2026. Sipas Kushtetutës së Kosovës, një president i ri duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, që do të thotë deri më 4 mars 2026.

“Kosovës i duhet një president konsensual dhe në këtë drejtim ne jemi të gatshëm të kontribuojmë edhe me figurën e zotëri Haradinaj, por edhe me ndonjë marrëveshje sa i përket presidentit apo presidentes së Republikës së Kosovës. Mendoj që është koha e duhur që opozita të unifikohet dhe të vendosë për një kandidat konsensual e në këtë rast pse mos të ishte edhe zotëri Haradinaj… Çdoherë janë në komunikim, zotëri Haradinaj edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, por edhe me kryetarin e LDK-së, zotëri Abdixhiku dhe mendoj që gradualisht mund të vijnë deri në një përfundim, por ende nuk kam ndonjë informacion të saktë në këtë drejtim deri ku kanë arritur ato bisedime sa i përket presidentit të vendit”, thotë ai për KosovaPress.