Caktohet masa e paraburgimit ndaj pesë personave për manipulim me vota në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar sot masën e paraburgimit ndaj pesë 5 të pandehurve, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer disa vepra penale. Seancat e dëgjimit janë mbajtur sot në kuadër të kërkesave të Prokurorisë Themelore në Prizren, lidhur me veprat penale kundër të drejtës së…

Lajme

30/01/2026 21:30

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar sot masën e paraburgimit ndaj pesë 5 të pandehurve, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer disa vepra penale.

Seancat e dëgjimit janë mbajtur sot në kuadër të kërkesave të Prokurorisë Themelore në Prizren, lidhur me veprat penale kundër të drejtës së votimit dhe keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar, raporton lajmi.net

Gjyqtarët e procedurës paraprake vendosën që katër (4) të pandehurve, A.Sh., I.B., B.S. dhe H.P., t’u caktohet paraburgim një mujor, që mund të zgjasë deri më 28 shkurt 2026. Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale të falsifikimit të rezultateve të votimit, sipas nenit 216 par. 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Ndërsa një (1) tjetër i pandehur, N.B., është vënë gjithashtu në paraburgim një mujor, i cili mund të zgjasë deri më 28 shkurt 2026, për shkak të dyshimit për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, sipas nenit 414 par. 3, nënparagrafi 3.2 të Kodit Penal (moskryerja me dashje e një detyre të domosdoshme të përcaktuar me ligj)./Lajmi.net/