Rama mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” në mbrojtje të vlerave të luftës dhe çlirimtarëve

Nisma qytetare “Liria ka Emër” ka falënderuar Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, për pritjen dhe mbështetjen e dhënë marshit “Drejtësi, jo politikë”. Sipas kësaj nisme, mbështetja nga kryeqyteti përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e frontit qytetar, pa dallime politike apo shoqërore, në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare dhe të parimit…

Lajme

30/01/2026 16:47

Nisma qytetare “Liria ka Emër” ka falënderuar Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, për pritjen dhe mbështetjen e dhënë marshit “Drejtësi, jo politikë”.

Sipas kësaj nisme, mbështetja nga kryeqyteti përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e frontit qytetar, pa dallime politike apo shoqërore, në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare dhe të parimit të drejtësisë së paanshme, raporton lajmi.net

“Mbështetja nga kryeqyteti forcon frontin qytetar, pa dallime, në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare dhe të drejtësisë së paanshme”, thuhet në reagimin e Liria ka Emër.

Marshi “Drejtësi, jo politikë” do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, ku organizatorët ftojnë qytetarët të bashkohen për të shprehur kërkesën për drejtësi të pavarur./Lajmi.net/