Mungesa e parave nga Thesari lë policët pa pagesa për punën shtesë dhe misionet jashtë vendit

Disa njësi të Policisë së Kosovës nuk do të marrin pagesat për kompensimet e muajit dhjetor dhe për një pjesë të orëve jashtë orarit të rregullt të punës gjatë muajit të kaluar. Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se Thesari nuk ka mundur të ekzekutojë plotësisht këto pagesa, me arsyen se nuk ka buxhet të…

Lajme

30/01/2026 16:40

Disa njësi të Policisë së Kosovës nuk do të marrin pagesat për kompensimet e muajit dhjetor dhe për një pjesë të orëve jashtë orarit të rregullt të punës gjatë muajit të kaluar.

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se Thesari nuk ka mundur të ekzekutojë plotësisht këto pagesa, me arsyen se nuk ka buxhet të mjaftueshëm, transmeton lajmi.net.

Konkretisht, policët do të paguhen vetëm për punën jashtë orarit deri në 32 orë, ndërsa pjesa tjetër e orëve shtesë nuk do të kompensohet.

Sipas të njëjtave burime, këtë muaj shumë zyrtarëve policorë nuk u janë ekzekutuar as pagesat për misionet jashtë vendit, duke u shtuar kështu vonesave dhe mungesës së kompensimit të merituar për punën e kryer.

Po ashtu, njoftimet që kanë marrë shefat e njësive tregojnë se nuk do të ketë pagesa për kompensimet për ditët e pushimeve të pashfrytëzuara, për zyrtarët e pensionuar, si dhe për ata që përfshihen në ndalesa ose suspendime, ndër të tjera.

Shumë zyrtarë policorë kanë dhjetëra orë të punuara jashtë orarit të tyre, të angazhuar në raste të ndryshme, por megjithatë nuk do të marrin pagesa për pjesën më të madhe të punës së kryer./lajmi.net/