Mbledhja e OVL-UÇK, kryesia kërkon pjesëmarrje masive dhe moblizim për protestën me 17 shkurt
Sot, Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) mbajti mbledhjen e saj vjetore, ku u raportua për aktivitetin e një viti të kaluar të organizatës. Gjatë takimit u diskutua edhe për protestën e paralajmëruar për datën 17 shkurt, e cila u mbështet unanimisht nga të gjithë anëtarët e Kryesisë, transmeton lajmi.net. Në…
Lajme
Sot, Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) mbajti mbledhjen e saj vjetore, ku u raportua për aktivitetin e një viti të kaluar të organizatës.
Gjatë takimit u diskutua edhe për protestën e paralajmëruar për datën 17 shkurt, e cila u mbështet unanimisht nga të gjithë anëtarët e Kryesisë, transmeton lajmi.net.
Në përfundim të mbledhjes, u vendos që të komunikohet me të gjitha degët e OVL-UÇK-së, me qëllim mobilizimin sa më të madh të anëtarëve dhe qytetarëve për pjesëmarrje në këtë protestë.
Organizata njoftoi se do të fillojë koordinimin me degët lokale për të siguruar pjesëmarrje të gjerë dhe organizim të rregullt gjatë protestës./lajmi.net/