Zyrtare: Bayern Munich konfirmon largimin e Leon Goretzkas në fund të sezonit

FC Bayern Munich ka njoftuar se mesfushori gjerman, Leon Goretzka, nuk do të zgjasë kontratën e tij me klubin, e cila skadon këtë verë. Lojtari 30-vjeçar është pjesë e Bayernit që nga viti 2018 dhe gjatë tetë viteve ka kontribuar në shumë suksese të klubit bavarez, transmeton lajmi.net. Sporting director i Bayernit, Christoph Freund, tha:…

Sport

30/01/2026 16:15

FC Bayern Munich ka njoftuar se mesfushori gjerman, Leon Goretzka, nuk do të zgjasë kontratën e tij me klubin, e cila skadon këtë verë.

Lojtari 30-vjeçar është pjesë e Bayernit që nga viti 2018 dhe gjatë tetë viteve ka kontribuar në shumë suksese të klubit bavarez, transmeton lajmi.net.

Sporting director i Bayernit, Christoph Freund, tha: “Leon ndihet shumë mirë në këtë klub dhe me këtë skuadër. Pavarësisht disa ofertave cilësore, ai ka vendosur të qëndrojë deri në fund të sezonit. Pas bisedave të hapura dhe konstruktive, kemi arritur së bashku në përfundimin se ai do të kërkojë një sfidë të re në verë. Tetë vite në Bayern – tetë vite jashtëzakonisht të suksesshme me një person dhe lojtar të fortë. Leon do të japë gjithçka deri në verë për të fituar sa më shumë tituj me skuadrën.”

Goretzka ka fituar gjatë kohës së tij në Bayern gjashtë tituj të Bundesligës, dy kupa të Gjermanisë (DFB-Pokal), tre Superkupa gjermane, si dhe Champions League 2020, UEFA Super Cup dhe FIFA Club World Cup.

Mesfushori do të qëndrojë në ekip deri në përfundim të sezonit dhe pritet të kërkojë një sfidë të re në karrierën e tij pas verës./lajmi.net/