Vjedhja e votave në Prizren – Prokuroria kërkon caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave, një kryesuesi dhe katër komisionerëve

Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar kërkesat e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave të dyshuar për vepra penale që lidhen me procesin zgjedhor. Sipas njoftimit zyrtar, katër nga të pandehurit janë në cilësinë e komisionerëve dhe dyshohen për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, transmeton lajmi.net. Ndërkohë, një tjetër…

Lajme

30/01/2026 16:09

Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar kërkesat e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave të dyshuar për vepra penale që lidhen me procesin zgjedhor.

Sipas njoftimit zyrtar, katër nga të pandehurit janë në cilësinë e komisionerëve dhe dyshohen për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë, një tjetër i pandehur, në cilësinë e kryesuesit të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Prizren, dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 414, paragrafi 3 të Kodit Penal të Kosovës.

Gjykata bëri të ditur se nga ora 14:00 deri në ora 16:00 janë mbajtur dhe përfunduar tre seanca dëgjimore, ndërsa seanca e katërt pritet të zhvillohet gjatë orëve në vijim.

Vendimet lidhur me masat e sigurisë do të përpilohen brenda afateve ligjore, ndërsa Gjykata ka paralajmëruar se mediat do të njoftohen sapo gjyqtari i procedurës paraprake të marrë vendimet përkatëse.

Njoftimi i plotë: 

Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar  kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit për pesë (5)  persona, dhe atë si në vijim:

Katër (4) të pandehur (Komisionerë) të dyshuar për veprën penale Falsifikimi i rezultateve të votimit

Një (1) i pandehur në cilësinë e kryesuesit të komisionit zgjedhor KKZ Prizren, i dyshuar për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 par.3 të KP-së.

Nga ora 14:00, deri në ora 16:00, kanë përfunduar tre (3) seanca dëgjimore, kurse seanca  e 4-të dëgjimore, do të mbahet në orët në vijim.

Gjykata brenda afateve ligjore do të përpilon vendimet referuar kërkesave së Prokurorisë Themelore Prizren, dhe do të njoftojmë mediat për vendimet e Gjyqtarit të procedurës paraprake./lajmi.net/