Arben Vitia e pranon se u intervistua nga Prokuroria Speciale

Lajmi.net raportoi sot se ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitai është intervistuar nga Prokuroria Speciale. Edhe pse nuk ishte bërë e ditur më herët, lajmi mësoi se bëhet fjalë për çështjen e spitalit të Ferizajt gurëthemeli i të cilit ishte vendosur më 2018. Nga Prokuroria Speciale ende nuk janë dhënë detaje shtesë, por Vitia…

Lajme

30/01/2026 12:49

Lajmi.net raportoi sot se ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitai është intervistuar nga Prokuroria Speciale.

Edhe pse nuk ishte bërë e ditur më herët, lajmi mësoi se bëhet fjalë për çështjen e spitalit të Ferizajt gurëthemeli i të cilit ishte vendosur më 2018.

Nga Prokuroria Speciale ende nuk janë dhënë detaje shtesë, por Vitia sipas informacioneve është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

E për këtë çështje ai u deklarua sot edhe para mediave.

Vitia shkurtimisht e pranoi se është intervistuar por duke mos dhënë detaje shtesë.

“Shumë shpejtë besoj që do të sqarohet dhe nga Prokuroria Speciale dhe nga unë”, deklaroi ai./Lajmi.net/

Ministri në detyrë Arben Vitia intervistohet nga Prokuroria Speciale- bëhet fjalë për Spitalin e Ferizajt