KQZ: Në QNR rinumërohen rreth 95% e votave, procesi vazhdon në Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe Shtërpce

Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se në QNR janë rinumëruar rreth 95 për qind apo 2,414 vendvotime. Procesi i numërimit po vazhdon në Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe në Shtërpce. “Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen”,…

Lajme

30/01/2026 10:57

Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se në QNR janë rinumëruar rreth 95 për qind apo 2,414 vendvotime.

Procesi i numërimit po vazhdon në Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe në Shtërpce.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen”, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Në QNR rinumërohen rreth 95% apo 2,414 nga 2,557 vendvotime, procesi vazhdon në Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe Shtërpcë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e premte, 30 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar rreth 95% apo 2,414 nga 2,557 vendvotime.

Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/  në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi./Lajmi.net/