U tregua “kapadai” në internet, arrestohet një person në Istog që postonte në rrjetet sociale duke gjuajtur me armë

Një person është arrestuar në fshatin Istog i Poshtëm, pasi dyshohet për armëmbajtje pa leje. Sipas informacioneve zyrtare, rasti ka ndodhur më 31 dhjetor 2025, kur i dyshuari mashkull kosovar është identifikuar përmes rrjeteve sociale duke shtënë me armë zjarri. Pas veprimeve hetimore, autoritetet kanë arritur ta lokalizojnë dhe arrestojnë atë. Gjatë kontrollit, policia ka…

Lajme

30/01/2026 09:03

Një person është arrestuar në fshatin Istog i Poshtëm, pasi dyshohet për armëmbajtje pa leje.

Sipas informacioneve zyrtare, rasti ka ndodhur më 31 dhjetor 2025, kur i dyshuari mashkull kosovar është identifikuar përmes rrjeteve sociale duke shtënë me armë zjarri. Pas veprimeve hetimore, autoritetet kanë arritur ta lokalizojnë dhe arrestojnë atë.

Gjatë kontrollit, policia ka konfiskuar një pistoletë së bashku me 12 fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

Raportimi i plotë: 

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Istog i Poshtëm, Istog / 31.12.2025 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi është identifikuar në rrjete sociale duke shtënë me armë zjarri. Arma (pistoletë) me 12 fishekë është konfiskuar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./lajmi.net/