Kuvendi Komunal i Zubin Potokut mblidhet sot, në rend dite edhe miratimi i largimit nga Asociacioni i Komunave

Seanca e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Zubin Potokut për këtë vit do të mbahet sot në mesditë, e në rend dite është edhe shqyrtimi dhe miratimi i Vendimit për largimin nga Asociacioni i Komunave të Kosovës. Kjo komunë dhe ato të tjerat në veri u bënë pjesë e Asociacionit të Komunave të…

Lajme

30/01/2026 08:41

Seanca e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Zubin Potokut për këtë vit do të mbahet sot në mesditë, e në rend dite është edhe shqyrtimi dhe miratimi i Vendimit për largimin nga Asociacioni i Komunave të Kosovës. Kjo komunë dhe ato të tjerat në veri u bënë pjesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës në kohën kur në krye të tyre qeverisën kryetarët shqiptarë.

Gjithsesi në njoftimin e komunës thuhet se rendi i ditës i seancës në fjalë, përfshin miratimin e procesverbalit nga seanca e mëparshme, zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit për Politikë dhe Financa, formimin e Komitetit për Komunitete, si dhe shqyrtimin dhe miratimin e Vendimit për largimin nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Pika e fundit në rendin e ditës është “të ndryshme”.

Para seancës, një seancë e Komitetit për Politikë dhe Financa do të mbahet në orën 11:00.

Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Zubin Potokut u mblodhën për herë të fundit më 18 dhjetor të vitit të kaluar.