Kolo Muani i hapur vetëm për Juventusin – presion mbi Tottenhamin

Randal Kolo Muani i ka bërë të qartë Tottenham Hotspur se prioriteti i tij absolut është transferimi te Juventusi. Sulmuesi francez e ka përsëritur këtë qëndrim edhe përpara përballjes së mbrëmshme të Spurs-ave ndaj Eintracht Frankfurt, duke ushtruar presion të drejtpërdrejtë mbi klubin londinez, transmeton lajmi.net. Sipas raportimit të Fabrizio Romano, Kolo Muani tashmë po…

Sport

29/01/2026 16:33

Randal Kolo Muani i ka bërë të qartë Tottenham Hotspur se prioriteti i tij absolut është transferimi te Juventusi.

Sulmuesi francez e ka përsëritur këtë qëndrim edhe përpara përballjes së mbrëmshme të Spurs-ave ndaj Eintracht Frankfurt, duke ushtruar presion të drejtpërdrejtë mbi klubin londinez, transmeton lajmi.net.

Sipas raportimit të Fabrizio Romano, Kolo Muani tashmë po pret “dritën jeshile” për t’u larguar, ndërsa Juventusi po vazhdon përpjekjet për ta rikthyer atë në Torino.

Bardhezinjtë janë aktivë në negociata dhe presin përgjigjen përfundimtare nga Tottenham.

Duhet theksuar se Kolo Muani është lojtar i Paris Saint-Germain, por aktualisht është i huazuar te Tottenham, çka e bën situatën më të ndërlikuar në aspektin e negociatave. Megjithatë, dëshira e lojtarit për Juventusin është e qartë dhe mund të luajë rol kyç në ditët në vijim.

Juventusi mbetet në pritje, ndërsa presioni i lojtarit ndaj Spurs-ave po rritet./lajmi.net/