Kryeziu komenton aktgjykimin e Kushtetueses: Nëse Lista Serbe nuk propozon kandidat për nënkryetar të Kuvendit, mund të vazhdohet pa të

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu e ka komentuar vendimin e fundit të kësaj Gjykate në lidhje me zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb. Ai ka listuar faktet juridike të dala nga ky aktgjykim, shkruan lajmi.net. “1️⃣ E drejta për të nominuar nënkryetarin e Kuvendit nga komuniteti serb i takon partisë më të madhe serbe…

Lajme

29/01/2026 15:27

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu e ka komentuar vendimin e fundit të kësaj Gjykate në lidhje me zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Ai ka listuar faktet juridike të dala nga ky aktgjykim, shkruan lajmi.net.

“1️⃣ E drejta për të nominuar nënkryetarin e Kuvendit nga komuniteti serb i takon partisë më të madhe serbe në Kuvend.

2️⃣ Kandidati duhet të marrë të paktën 61 vota të deputetëve.

3️⃣ Nuk ekziston asnjë mekanizëm juridik që mund t’i detyrojë deputetët të votojnë në një mënyrë të caktuar.

4️⃣ Nëse Lista Serbe e shfrytëzon të drejtën e saj për nominim, Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar pa u zgjedhur edhe nënkryetari serb.

5️⃣ Vetëm nëse Lista Serbe nuk e shfrytëzon këtë të drejtë, Kuvendi mund të vazhdojë punën edhe pa nënkryetarin serb. Në atë rast, posti mbetet vakant, edhe pse ekziston edhe një parti tjetër serbe e përfaqësuar në Kuvend”, ka shkruar Kryeziu.

Ai ka thënë se këto nuk janë qëndrime politike por pasoja direkte të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: