Prokuroria në Pejë: Po grumbullojmë informata në lidhje me votat e kandidatëve për deputetë – Jemi në pritje të përfundoj rinumërimi

Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, zëvendës-kryeprokurorja Arlinda Nallbani Gacaferri dhe prokurori i shtetit, Dorjan Juniku, kanë mabjtur takim me Drejtorin Rajonale të Policisë së Kosovës. Aty është diskutuar veçanërisht për ndërmarrjet e veprimeve lidhur me rezultatet zgjedhore të listave të kandidatëve dhe sigurinë publike në kompetencën territoriale të këtyre dy institucioneve. “Vlen të…

Lajme

29/01/2026 15:13

Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, zëvendës-kryeprokurorja Arlinda Nallbani Gacaferri dhe prokurori i shtetit, Dorjan Juniku, kanë mabjtur takim me Drejtorin Rajonale të Policisë së Kosovës.

Aty është diskutuar veçanërisht për ndërmarrjet e veprimeve lidhur me rezultatet zgjedhore të listave të kandidatëve dhe sigurinë publike në kompetencën territoriale të këtyre dy institucioneve.

“Vlen të potencohet se lidhur me procesin zgjedhor, Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, me datë 19 janar ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin e informatave lidhur me numërimin e votave të kandidatëve të  subjekteve politike dhe jemi në pritje të përfundimit të procesit të rinumërimit dhe pasi t’i pranojmë të gjitha të gjeturat do të analizohet secila provë që do sjellët tek prokurori i shtetit nga Policia e Kosovës, për ndërmarrjen e veprimeve të mëtutjeshme ligjore”, thuhet në komunikatë.

Aty është diskutuar edhe për harmonizimin e veprimeve të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë për luftimin e kriminalitetit dhe sigurisë publike të qytetarëve.

“Prokuroria Themelore në Pejë bashkë me Policinë e Kosovës mbeten të përkushtuar për sundimin e ligjit dhe ndjekjen e personave që kryejnë vepra penale”, thuhet mes tjerash në komunikatë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: