Range Rover, Lamborghini e Porsche: Makinat luksoze që u sekuestruan në Shqipëri

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara e Shqipërisë (AAPSK) ka publikuar katalogun e përditësuar të mjeteve që ndodhen nën administrimin e saj, duke përfshirë automjete të sekuestruara dhe të konfiskuara me vlerë të konsiderueshme tregu. Në katalog bien në sy makina luksoze si Lexus, Lamborghini, Porsche e Range Rover, vlera e…

Lajme

29/01/2026 13:30

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara e Shqipërisë (AAPSK) ka publikuar katalogun e përditësuar të mjeteve që ndodhen nën administrimin e saj, duke përfshirë automjete të sekuestruara dhe të konfiskuara me vlerë të konsiderueshme tregu.

Në katalog bien në sy makina luksoze si Lexus, Lamborghini, Porsche e Range Rover, vlera e të cilave kap shifrën mbi 100 mijë euro, transmeton Klankosova.tv.

Dokumenti përfshin një gamë të gjerë mjetesh, nga automjete të përdorimit të përditshëm deri te ato me vlerë të lartë, duke reflektuar diversitetin e pasurive të administruara nga agjencia.

Sipas njoftimit zyrtar, mjetet janë të ndara sipas statusit ligjor, të sekuestruara dhe të konfiskuara dhe për secilën prej tyre jepen të dhëna të detajuara mbi bazën ligjore të sekuestrimit ose konfiskimit, përshkrimin teknik, vitin e prodhimit dhe vlerën e përafërt të pasurisë.

“Katalogu i mjeteve përfshin një gamë të gjerë automjetesh dhe mjetesh të tjera, të ndara sipas statusit ligjor – mjete të sekuestruara dhe mjete të konfiskuara – për secilën prej të cilave paraqiten të dhëna të detajuara mbi bazën ligjore të sekuestrimit apo konfiskimit, përshkrimin teknik, vitin e prodhimit, si dhe vlerën e përafërt të pasurisë. Dokumenti përfshin si automjete të përdorimit të përditshëm, ashtu edhe mjete me vlerë më të lartë tregu, duke reflektuar diversitetin e pasurive të administruara nga agjencia”, thuhet në njoftimin e Agjencisë.

“Publikimi i këtij katalogu synon të rrisë transparencën dhe aksesin e publikut në informacion, duke i dhënë mundësi çdo pale të interesuar të njihet me pasuritë e luajtshme që ndodhen nën administrimin e AAPSK-së. Njëkohësisht, ky hap krijon bazën për procese të mëtejshme të administrimit, përdorimit ose tjetërsimit të këtyre pasurive, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe vendimet gjyqësore përkatëse”.