Agolli u përjashtua nga Kuvendi i LDK-së, Guri tregon pse: Doli në përkrahje publike ndaj Listës për Familjen

Ish-kandidati për kryetar të Mitrovicës, Armend Agolli ka deklaruar dje se është përjashtuar nga Kuvendi i LDK-së që do të mbahet të shtunën me 31 janar. Ai ka deklaruar se përveç tij, edhe tre delegatë të tjerë nga Mitrovica janë përjashtuar nga ky Kuvend. Agolli e ka akuzuar LDK-në për përzgjedhje selektive të delegatëve, duke…

Lajme

29/01/2026 13:01

Ish-kandidati për kryetar të Mitrovicës, Armend Agolli ka deklaruar dje se është përjashtuar nga Kuvendi i LDK-së që do të mbahet të shtunën me 31 janar.

Ai ka deklaruar se përveç tij, edhe tre delegatë të tjerë nga Mitrovica janë përjashtuar nga ky Kuvend.

Agolli e ka akuzuar LDK-në për përzgjedhje selektive të delegatëve, duke thënë se përjashtimi është bërë pa asnjë sqarim zyrtar dhe pa transparencë. Sipas tij, bashkë me të janë larguar edhe delegatë nga degë të tjera, çka, siç ka shkruar në Facebook, rrezikon legjitimitetin e procesit.

Ai ka kërkuar arsyetim me shkrim për largimin, publikimin e listës së delegatëve dhe kritereve të përzgjedhjes, si dhe trajtim të barabartë pa presione apo selektime politike. Agolli ka shtuar se partia forcohet me rregull dhe besim, e jo me përjashtime.

E arsyen për këtë, e ka dhënë kandidati për deputet i LDK-së, Paris Guri.

Ai ka thënë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Armend Agolli i ka dal në përkrahje publike Listës për Familjen.

“Ne zgjedhjet e 9 shkurtit, Armend Agolli doli ne perkrahje publike ndaj Listes per Familje, pra publikisht u be pjese e saj. Sot ai po thote pse smundem me vendos per fatin e LDK-se. Perbese qesharake. Neni 11 e parasheh qarte, anetaresimi ne LDK pushon dhe fshihet nga evidenca, me anetaresimin ne nje parti tjeter. Për LDK-në, vendos vec LDK-ja”, ka shkruar Guri në Facebook.

Në Kuvendin e LDK-së, pritet të vendoset nëse pranohet dorëheqja e Lumir Abdixhikut nga pozita e kryetarit të LDK-së.

Në garë për këtë pozitë është edhe Avdullah Hoti. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i Gurit: