Arifi: Kushtetuta po shkelet e përdhoset nga ata që duhej ta mbronin – Nuk ka faj ajo por ju që nuk e doni asnjë institucion të pavarur

Analisti politik, Avni Arifi ka reaguar pasi Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha e kritikoi aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit nga minoriteti serb. Arifi ka thënë se Kushtetuta e Kosovës, është bërë si urë që shkelet dhe letrëzohet e përdhoset nga të gjithë ata…

Lajme

29/01/2026 11:01

Analisti politik, Avni Arifi ka reaguar pasi Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha e kritikoi aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit nga minoriteti serb.

Arifi ka thënë se Kushtetuta e Kosovës, është bërë si urë që shkelet dhe letrëzohet e përdhoset nga të gjithë ata që duhej ta mbronin edhe me jetë.

“Të pamëshirshëm në shkelje, rrenca në interpretim dhe partnerë të këqij të atyre me të cilët është negociuar dhe hartuar Kushtetuta”, ka shkruar Arifi.

Ai ka thënë se kjo Kushtetutë nuk është më e mira në botë, por është ajo që e ka mundësuar që me 17 shkurt, të festohet Pavarësia e Kosovës.

“Problemi kryesor nuk është kur Kushtetuta pengon pushtetin e një mandati “me bo t’veten”, por kur pushteti me vetëdije ska guxim ta ndryshojë atë dhe zgjedh ta shkelë sepse ska vizion çfarë shteti don Kushtetuta nuk shkelet. Kushtetuta është civilizim. Në qofsh trim, burrë e lider, ndërroje atë. Nëse je i vetmi që mendon se kollitesh në këtë vend, ndërroje atë. S’ka faj as Kushtetuta as Gjykata Kushtetuese, por ju që nuk e doni as këtë Kushtetutë e as asnjë institucion të pavarur”, ka shtuar Arifi. /Lajmi.net/

Postimi i tij i plotë: