Koci: Opozita të coftë, janë traumatizu prej Albinit – Ky e mori në qaf Kosovën, me kokëfortësi, rreth të mbyllur e bllokada
Avokati Arianit Koci, i cili kohëve të fundit që nga bllokada e krijuar në Kuvend ka qenë shumë aktiv duke kundërshtuar politikanët në vend, sot ka kritikuar edhe opozitën. Ai i ka quajtur “të coftë” ata, shkruan lajmi.net. “Rrogat e deputetëve po i marrin pa punu. Në të njëjtën kohë, po tutën; janë traumatizu prej…
Lajme
Avokati Arianit Koci, i cili kohëve të fundit që nga bllokada e krijuar në Kuvend ka qenë shumë aktiv duke kundërshtuar politikanët në vend, sot ka kritikuar edhe opozitën.
Ai i ka quajtur “të coftë” ata, shkruan lajmi.net.
“Rrogat e deputetëve po i marrin pa punu. Në të njëjtën kohë, po tutën; janë traumatizu prej Albinit. Pse me reagu? Zgate Zot. Me këtë bllok kundërshtar dhe me votues që nuk reagojnë për kurgjo, pushteti degradon”, ka shkruar Koci.
Ai ka thënë se tek rasti i Albin Kurtit, ai nuk e ka asnjë bashkëpunëtor karizmatik rreth vetes dhe sipas tij askush nuk guxon t’i tregoj edhe kur e ka gabim.
“Tash kundërshtohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Pas kësaj, gjendet një arsye tjetër. Në politikë, kur nuk ka llogaridhënie, gjithmonë gjendet justifikim për me i blloku proceset, sidomos kur nuk din me punu. E Albini është mjeshtër për këto bllokada”, ka shkruar Koci.
Ai ka përmendur edhe siç thotë ai jetën politike dhe ekonomike që sipas tij është në “ngërç”.
“Kurgjo nuk po lëviz. Jemi në depresion kolektiv. Sidoqoftë, pushteti mundet me e shty kështu edhe një kohë. Shumë fjalë, shumë pallavra, shumë premtime. Pa rezultate konkrete në terren. Sidomos në ekonomi. Por në fund, presioni ka me ardhë prej vet votuesve të VV-së. Kanë me kërku rezultate, herët a vonë! E Albini, me ekipin që e ka, nuk munden. Nuk dinë!”, ka shkruar Koci.
Ai i ka propozuar Kurtit që ta ndërroj dhe zgjeroj ekipin.
“E more në qafë Kosovën, me kokëfortësi, me rreth të mbyllur, me bllokada dhe me mungesë zgjidhjes së problemeve në terren. E terreni nuk mashtrohet me fjalë të bukura”, ka shkruar Koci në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: