​Katër rivalët e mundshëm të Barçës në Ligën e Kampionëve

Barcelona ka siguruar kualifikimin direkt në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve pas fitores 3-1 ndaj Kopenhagenit në ndeshjen e fundit të fazës së ligës. Skuadra e Hansi Flick e mbylli fazën në vendin e pestë, duke përfituar edhe nga rezultatet e rivalëve, dhe shmangu play-offin për të dytin vit radhazi që nga aplikimi…

Sport

29/01/2026 08:50

Barcelona ka siguruar kualifikimin direkt në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve pas fitores 3-1 ndaj Kopenhagenit në ndeshjen e fundit të fazës së ligës. Skuadra e Hansi Flick e mbylli fazën në vendin e pestë, duke përfituar edhe nga rezultatet e rivalëve, dhe shmangu play-offin për të dytin vit radhazi që nga aplikimi i formatit të ri të UEFA-s.

Në shortin që mbahet të premten, më 30 janar, në Nyon (ora 12:00), Barça do të mësojë kundërshtarin e saj në 16-she. Katër janë emrat e mundshëm: PSG ose Neëcastle, si dhe Monaco ose Qarabağ, një kombinim sfidash me profile shumë të ndryshme për katalanasit.

Ndeshjet e raundit të 16-të do të luhen me sistem vajtje-ardhje, me takimet e para më 10–11 mars dhe kthimet më 17–18 mars. Në rast kualifikimi, Barcelona mund të përballet më pas me emra të mëdhenj si Tottenham ose Liverpool, ose fituesit e çifteve të forta të fazës play-off, në rrugën drejt finales së 30 majit në Budapest.