Osmani ia dorëzon flamurin e Kosovës skiatorëve Kryeziu e Kokaj: E lartësofshi në Lojërat Olimpike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka pritur në zyrë skiatorët Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, të cilët do ta përfaqësojnë vendin tonë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026. Osmani ua dorëzoi flamurin e Republikës, e bindur se me besim, përkushtim dhe krenari për shtetin, do të triumfojnë. ”Suksese dhe e lartësofshi flamurin e Republikës!”…

Lajme

28/01/2026 20:16

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka pritur në zyrë skiatorët Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, të cilët do ta përfaqësojnë vendin tonë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026.

Osmani ua dorëzoi flamurin e Republikës, e bindur se me besim, përkushtim dhe krenari për shtetin, do të triumfojnë.

”Suksese dhe e lartësofshi flamurin e Republikës!” – shkroi e para e shtetit, në postimin që ia bashkëngjiti edhe një video.